Numërohen 1660 vota të diasporës, Partia Demokratike po rezulton fituese deri më tani

Janë numëruar deri më tani 1660 vota të diasporës, të dërguara me zarfa, ku Partia Demokratike po rezulton fituese deri më tani me 43,95%, ku ka arritur të marrë 726 vota.

PD ndiqet me një diferencë të ngushtë nga Partia Socialiste me 42.68 % të vota, ose 705 vota në total. Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë

Për shkak të lodhjes së numëruesve, numërimi i votave të diasporës u ndërpre për të bërë një pushim dhe do të rinisë sërish në orën 10:30

 


Shtuar 12.05.2025 08:48