Albeu.com ka siguruar rezultatet e para të dy kutive në Vorë, ku është aplikuar votimi elektronik.
Sipas të dhënave të siguruara, në qendrën e votimit nr. 1558, ZAZ 27, janë regjistruar 1,000 zgjedhës, ndërsa kanë votuar 138 qytetarë, çka përbën një pjesëmarrje prej 13.8%. Nuk është regjistruar asnjë votë e pavlefshme.
Partia Socialiste është renditur e para, me 98 vota të marra. Kandidati më i votuar i PS në këtë zonë është Blendi Gonxhja me 53 vota.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka siguruar 31 vota.
Partia Mundësia ka marrë 4 vota. Ndërkohë, Lëvizja Bashkë, ka marrë vetëm 1 votë, dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka marrë tre vota.
Ndërkohë që procesi i numërimit në Vorë ka vijuar me kutinë e dytë të hapur, në qendrën e votimit 2037/1 në Domje.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë qendër PD-ASHm ka marrë 42 vota, ndërsa Partia Socialiste është renditur e para me 124 vota, me Blendi Gonxhen që kryeson me 75 vota.
Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1 votë, Partia Mundësia 4 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 2 vota dhe PSD 5 vota.