“Nuk zgjidhim problemet e foltores dhe gojores”, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Gjuha e shthurur të ngjall neveri

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur përmes një mesazhi në Tëitter, kryeministrit Rama për fjalorin e përdorur në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku e cilësoi grupin e përfaqësuar prej tij si “Gojorja”.

Alibeaj shkruan se gjuha e shthurur e Ramës nuk habit askënd veçse ngjall neveri.

 

“Kryeministri që paska veshur sot kostumin e nacionalizmit nuk gjeti dot asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë. Përgjërohet sot për Kosovën, që është sot e pavarur falë SHBA-ve dhe aleatëve, ndërsa vetëm 4 ditë më parë shpaloste teoritë e sovranitetit.

Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd. Veç ngjall neveri tek ata që janë dhe sillen ndryshe dhe nostalgji tek ata që janë në formë dhe përmbajtje të ngjashëm. Ndërkohë asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë!”, shkruan Alibeaj


Shtuar 21.07.2022 12:55