Nuk u ndje mirë gjatë fluturimit, ndërron jetë stjuardesa e “Air Albania” sapo mbërriti në aeroportin Stansted

Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të “Air Albania”, ka ndërruar jetë pasi fillimisht nuk ishte ndjerë mirë gjatë fluturimit për në Stansted.

Mësohet se shërbimet e ambulancës NHS Trust kanë qenë prezentë në momentin që është raportuar problemi, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.

Media britanike bëri me dije se avioni u ul rreth orës 13:00 të së mërkurës së 21 dhjetorit sic ishte planifikuar.

Po ashtu media që raportoi lajmin bën me dije se ka kontaktuar me “Air Albania” për të mësuar më shumë detaje, por nuk ka marrë përgjigje./albeu.com