Nuk u hapën negociatat! Rama nuk i ndahet BE: Nuk e mbajtën premtimin! (VIDEO)

Pavarësisht se pritej një përgjigje positive, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një “JO” nga këshilli i BE për hapjen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë në një konferencë të përbashkët në Shkup një ditë pasi dy shteteve nuk iu dha dritë jeshile për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave me BE-në.

“BE mund të caktojë detyra për integrimin, afate, data por BE nuk cakton dot as vendndodhjen në mes të Europës, as kulturën dhe identitetin europian. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka konfirmuar në kohën e Rilindjes.

Për mua në këtë pikë, kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë veçse BE ka dështuar të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur…”- tha Rama duke akuzuar BE se nuk i ka mbajtur premtimet.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Është një mundësi për të thënë se çfarëdo që ndodh apo jo në Bruksel, ne jemi të vendosur që të rrisim ekonominë, mirëqënien, krenarinë e popujve tanë.

BE mund të caktojë detyra për integrimin, afate, data por BE nuk cakton dot as vendndodhjen në mes të Europës, as kulturën dhe identitetin europian. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka konfirmuar në kohën e Rilindjes.

Për mua në këtë pikë, kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë veçse BE ka dështuar të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat sepse nuk është i imponuar nga jashtë por nga brenda nesh.

Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat sepse është i rrethuar nga kufijtë e BE. Jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta për të qëndruar të ndarë nga njëri-tjëtri. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.06.2021 16:57