Nuk u ftua në koncerte gjatë verës, mesazhi i Fifit për pronarët e club-eve

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Fifi sqaroi deklaratën e saj për pronarët e club-eve.

Këngëtarja në një postim gjatë sezonit të verës, u shpreh se nuk u ftua në koncerte dhe clube.

Ke pasur një problem me pronarët e club-eve në verë, ku ndër rreshta the që nuk po më marrin se jam e lirë e këta të tjerët, janë të shtrenjtë?

“Në këtë fazën që jam pas lindjes, erdhi Theo në jetë (çuni), më shihnin njerëzit sikur ‘kjo është bërë nënë tani dhe tani duhet të presë pak’. Reagimi që kam pasur ka qenë në gjaknxehtësi e sipër. Tani që flasim bashkë mendoj që pse e kam bërë, ndoshta s’është dashur të bëhet fare”, shprehet Fifi.

“Unë bëra një reagim sepse nuk më pëlqeu jo për artistët shqiptarë, por e kisha për artistët e huajt. Pse duhet të vijnë ata të huajt dhe të na zënë datat që duhet t’i bëjmë ne. Nuk e kam bërë për t’u kapur me pronarët e club-eve, se e di shumë mirë ça respekti kam me secilin prej pronarëve, si në Kosovë, si në Shqipëri”, tha këngëtarja.

“Por e kisha për këta këngëtarët e huaj, që atë sezon vere që ne mezi e presim se ne atë sezon kemi dhe një dy-javësh në dimër, ata na e zënë. Për këtë gjë e kisha vetëm”, sqaron ajo.


Shtuar 30.09.2023 23:50

Tags: