“Nuk pranoi të na jepte lekët …”, këta janë vrasësit e Luljetës, e cila u gjet poshtë “Urës së Dajlanit”

Vrasja e 32-vjeçares Luljeta Preza për 2 mijë lekë, siç kanë thënë vetë autorët, tronditi rëndë shoqërinë shqiptare.

32-vjeçarja u gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit dy ditë më parë, ndërsa në trupin e saj u gjendën shenja dhune dhe goditje me thikë.

Ajo u vra nga Aldo Ibrahimin dhe Ylli Grabovarin, të cilët kanë deklaruar para uniformave blu, se e kryen krimin pasi Luleta nuk pranoi të bashkonte lekët që kishte fituar nga prostitucioni me ta.

Dy personat që shihni në foto janë autorët e dyshuar për vrasje. Gjithashtu në polici janë shoqëruar edhe tre vajza, për fsheje të krimit.

jeshme policia njoftoi se kishte gjetur trupin e një shtetaseje endacake. Uniformave blu iu deshën disa orë për ta identifikuar dhe për të konstatuar se vdekja nuk kishte ardhur nga shkaqe natyrale, por ishte vrarë.

Shoqërimi i 17 personave

Pas gjetjes së trupit, ditën e djeshme policia shoqëroi 17 persona të cilët mund të kishin informacion për ngjarjen. Pasi u morën në pyetje ata u lanë sërish të lirë, por mësohet se u ishte vendosur përgjues. Ky detaj bëri të mundur edhe zbulimin e dy autorëve të dyshuar të cilët sapo ishin larguar nga ambientet e komisariatit u shprehën “Shpëtuam për mrekulli”. Ka qenë kjo bisedë që  ka çuar më pas në pranga  Ylli Grabovarin dhe Aldo Brahimi, të cilët më pas kanë pranuar krimin.

Jeta e vështirë e Luljetës

Gazetarja Anila Hoxha tregoi jetën e vështirë të Luljetës, e cila të vetmen gjë e vlerë kishte trupin e saj, të cilin ishte detyruar “ta shishte”. Shtëpia e Luljetës ishte një copë kartoni poshtë urës, ndërsa lekët që fitonte i përdorte për të ngrënë dhe për të blerë drogë.

32-vjeçarja kohët e fundit lëvizte këmba dorës pasi ishte përplasur nga makina dhe nuk mund t’i lëvizte gjymtyrët e poshtme plotësisht.

Shkaku i ngjarjes

Mësohet se mes Luljetës dhe dy të arrestuarve ka nisur një konflikt. Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.

Zbardhja e ngjarjes

Policia e Durrësit finalizoi sot operacionin “Deluzion” dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes e porcedoi në gjendje të lirë tre shtetase, të cilat kishin qenë të pranishme në momentin e konfliktit.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit  Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare).

Gjatë konfliktit Brahimi dhe Grabovari e kanë goditur me thikë dhe e kanë lënë mes baltës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.08.2023 18:48