Nuk pranoi të ballafaqohej me opozitën për skandalin McGonigal, Rama: Palo nivel, nuk meritojnë të sqarohen me mua

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme nuk ishte i pranishëm në Parlament, edhe pse opozita kishte kërkuar interpelancë me të.

Kreu i qeverisë ka sqaruar dhe arsyen pse nuk ka pranuar të shkojë.

Sipas tij, deputetët e opozitës e kanë ulur nivelin etik në Parlament deri aty ku nuk mban më.

I ftuar në Euroneës, Rama theksoi se do të jetë më i kursyer.

“Jo një herë, më shumë se një herë, duke qenë i disponueshëm për të bërë debate, për t’u përplasur më kanë tërhequr dhe mua në atë palo nivel dhe unë do të jem shumë më i kursyer,”  u shpreh Rama.

Sipas tij kthimi i rrugaçërisë në një nivel politik nuk është i pranueshëm dhe për këtë arsye ka zgjedhur mosballafaqimin me deputetët e opozitës sa i takon përmendjes së emrit të tij 14 herë në dosjen McGonigal./Albeu.com/


Shtuar 2.02.2023 22:20