Nuk po del dot në takim romantik me një djalë, Ronela Hajati rrëfen se çfarë po e pengon

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati gjithnje ka zgjedhur që ta mbajë të fshehtë dhe larg vëmendjes së publikut jetën e saj private.

Këngëtarja nuk ka preferuar të japë kurrë detaje, por me postimin e fundit ajo na tregoi se është gati të njohë dikë.

Por cila është arsyeja që Ronela nuk e ka ende dikë pranë vetes? Si duket janë angazhimet profesionale ato që nuk po ia lejojnë Ronelës krijimin e një lidhje të qëndrueshme romantike.

Ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku ka shkruar se pasi ka bërë një make-up profesional, e vetmja gjë që i mungon është një takim, por ajo që e pengon është puna. Ajo shton se i duhet të shkojë në studio për të punuar në projektin e radhës.

“Kam nevojë për një takim sonte, por jo! Do të shkoj në studio si gjithmonë”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë se më herët, Ronela ka folur hapur për ndjesitë e saj në intervistë më se të sinqertë. Ajo ka treguar fëmijërinë e saj, karrierierën, lidhjen me familjen e sidomos me të atin./albeu.com