Në Gravë dhe Kardhiq të Bashkisë Finiq, votimi nuk ka nisur ende edhe pse ka kanë kaluar më shumë se dy orë që nga ora zyrtare e nisjes.
Shkak është bërë mosparaqitjat e komisionerëve. Për këtë situatë është vënë në lëvizje policia, ku oficerët do të shkojnë për t’i marrë.
Për komisionerët mund të nis ndjekja penale.
Ndërkohë, kujtojmë se sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
Mbi 3.7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.
Po ashtu, për herë të parë voton edhe diaspora.