Nuk reshtin aksidentet gjatë ditës së sotme. I radhës ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Gjashtë të Sarandës.
Raportohet se në aksident janë përfshirë një fugon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet i cili dyshohet se i ka prerë rrugën fugonit.
Në komisariat janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve Shkëlqim Nikolla (fugoni) dhe Iris Skora që drejtonte automjetin tjetër.
Sakaq, raportohet se nga përplasja nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.