Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mundi t’i jepte lamtumiurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.
Mediat në Kosovë, raportojnë se aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi, u nis nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00.
Thaçi është parë me lule në dorë, teksa hyn në varrezat në fshatin Burojë të Skënderajt.
Kujtojmë që Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë, disa ditë para se të ndërronte jetë.