Një 32-vjeçar ka denoncuar partneren e tij për dhunë dhe kjo e fundit është arrestuar.
Një grua 22-vjeçare e akuzuar nga partneri i saj se e kishte sulmuar për shkak se ai po luante Playstation doli para Gjykatës në Selanik.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë ku jetonte çifti, në Drymo të Selanikut. 22-vjeçarja dhe 32-vjeçari ishin në një lidhje dhe bashkëjetonin prej tre muajsh.
Sipas aktakuzës vajza ka hyrë në dhomën ku ishte partneri i saj me një shokun e tij dhe po luanin Playstation ndërsa ai nuk po i kushtonte vëmendje asaj.
Ajo e goditi me dorë në shpinë dhe filloi ta shante. Ngjarja ka përfunduar kur ka ndërhyrë nëna e 32-vjeçarit.
Më pas 22-vjeçarja doli nga shtëpia dhe i tha se nuk donte ta shihte më. 32-vjeçari ka denoncuar në polici partneren dhe vajza është arrestuar./Albeu.com/
