“Nuk më ka parë kurrë duke performuar”, aktorja tregon pengun më të madh të jetës

Aktorja Albana Perhati tregoi pengun më të madh të jetës që e ka shoqëruar prej vitesh. E ftuar në studion e “Ftesë në 5”, e përlotur, aktorja e “Portokalli” tha se për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar. Ajo tha se gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë” i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, tha Albana.


Shtuar 7.10.2022 07:10