Nuk mban mend emrin dhe shtëpinë, i moshuari në Kamzë gjendet i vetëm, policia apel qytetarëve

Policia bën me dije se ditën e sotme është konstatuar në Kamzë një i moshuar, i vetëm. Dyshohet se i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./Albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 16:28