Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se që nga viti 2019 nuk janë krijuar debite.
Ministrja u shpreh se FMN-ja ka bërë kërkesë për debitet, gjë që sipas të cilës, është plotësuar pasi “i kanë larë të gjitha debitet që ishin mbartur me vite”.
“Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN që në 2019-ën që të mos krijohen debite gjatë vitit. Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Energjisë nuk ka krijuar asnjë debit nga situata e prodhurata vit pas viti. Kemi larë të gjitha debitet që ishin mbartur me vite. S’ka asnjë hap më normal se rishikimi i një buxheti të një vitit sidomos me një krizë ekonomike në shkallë botërore”, tha ajo.