Në një konferencë për shtyp sot, kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur se deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh mbrëmë se nuk do të lejojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal.
Berisha paralajmëroi Ramën se po provokon destabilizim me ato që thotë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/748678056815416
“Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua edhe pse kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit dhe kryeministrit. Po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje qeverie vetëm kur vednos për vjedhje të mëdha, nga 48 mbledhje ka shkuar vetëm në 9 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me sms drejton qeverinë, drejton Lindën. Dhe është kthyer Linda-Belinda dhe padroni i tyre pa asnjë normë. Ai është i detyruar të shkojë në mbledhjet e qeverisë vetëm në raste të vecanta. Një kryeministër nuk mund të mugojë kurrë, e nëse kalojnë 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms, që ai i dërgon Lindës dhe Belindës.
Deklaroi mbrëmë se nuk ka shans të lloj komision hetimor për një nga aferat që ka tronditur në palcë politikën në SHBA.
Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione. Ky provokon destabilizim të fortë. Ju them qytetarëve kurrë në histori, as në diktaturë nuk ka ndodhur që Byroja e Parlamentit të anulojë ligjet, as Byroja politike e Enver Hoxhës.
Ju bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjet e vendit. Para cdo televizion që shkon, do të bëhen protesta të fuqishme”, tha Berisha./albeu.com