“Rasti Rubiales” do të zgjasë shumë në Spanjë. Pas disa javësh të tensionuara të fundit, pasojat e puthjes jokonsensuale me Jenni Hermoso premtojnë kapituj të rinj dhe të pafund. Me kalimin e ditëve, shfaqen informacione të reja. E fundit, një rast i supozuar i presionit nga Luis Rubiales me synimin për të marrë prova të rreme për të përfituar interesat e tij.
Sipas informacioneve të publikuara këtë të martë nga ‘El Confidencial’, ish-presidenti i RFEF ka detyruar një punonjëse të shtypit të entitetit federativ, Patricia Pérez, të përpiqej ta bënte atë të ratifikonte me shkrim se Jenni Hermoso autorizoi shpërndarjen e deklaratave që e shfajësonin.
Rubiales dhe pjesa tjetër e zyrtarëve të lartë të pranishëm i shpjeguan Patricia Perezit se e kishin thirrur sepse Integrity kishte nevojë për dëshminë e saj për të vlerësuar përgjegjësitë e mundshme që presidenti do të kishte marrë për puthjen me Hermoso.
Dëshmia e kësaj punonjësje është shfrytëzuar edhe nga Drejtoria e Integritetit të RFEF-së për të mbyllur dosjen e skandalit të puthjes me një opinion favorizues për Rubiales, siç kanë konfirmuar për mediat e sipërpërmendura burime pranë këtij episodi.