Nuk ka fitues në “Olimpico” të Romës. Milani dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në javën e 32-të të Serie A, duke arazuar 1-1.
Një ndeshje pa shumë ritëm nga të dyja skuadrat të cilat përgjatë 90-të minutave më shumë u ruajtën të mbroheshin se sa të krijonin raste për gol.
Madje dy golat e shënuar erdhën pas minutës së 90-të të takimit.
Ishte fillimisht Abraham i cili kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 94-të të takimit. Por kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Romës, Milani gjeti forca për të barazuar në limite.
Pas një aksioni të gjatë, Salemaker i cili erdhi nga mbrapa mbrojtjes së Romës, shfrytëzoi mjaft bukur një pasim të Leaos për të barazuar shifrat në 1-1.
Pas javës së 32-të Milani dhe Roma janë me pikë të barabarta, ndërsa kuqezinjtë renditen në vendin e katërt ndërsa verdhekuqtë në vendin e pestë.
Lufta për një vend në Champions league do të jetëmjaft e fortë deri në fund. /AlbEu.com/