“Ushtria ukrainase ka rimarrë 2000 kilometra territor gjatë shtatorit”, është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Marrja në kontroll nga ushtria ukrainase e disa prej territoreve të cilat më herët i kishte Moska në kontroll, sipas liderit ukrainas Volodymyr Zelensky është gjëja më e mirë.
“Këto ditë ushtria ruse po jep më të mirën, duke u larguar. Dhe, në fund të fundit, është një zgjedhje e mirë për ta për të shpëtuar. Nuk ka dhe nuk do të ketë vend për pushtuesit në Ukrainë”, tha Zelensky.
Më herët u bë e ditur se forcat ukrainase rifituan kontrollin e plotë të qytetit të Balaklia, njoftoi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Hana Maliar, disa orë pasi Rusia njoftoi tërheqjen e forcave të saj.
Në të njëjtën kohë, kreu i administratës së zonave të pushtuara nga Rusia të rajonit të Kharkiv, i cili është emëruar nga autoritetet pushtuese, këshilloi sot të gjithë banorët të shpërngulen.