Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shënuar një tjetër skandal, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.
Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit, po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.
Në një moment kur gazetarja i ka thënë Ramës se sot nuk ka investime tek Porti i Durrësit pasi pallatet po shiten në gropë, Rama ka tentuar ta preke para se të largohet.
Por gazetarja është shmangur duke i thënë të mos e bëjë më.
Replikat:
Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat?
Rama: “Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument”.
Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët?
Rama: “Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument”.
Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama: “Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit”.
Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet
Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në grope.
Rama: “Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)”.
Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!