Nuk i pëlqeu pyetja e gazetares, ish-kryeministri e tërheq për flokësh

Një incident ka ndodhur mes ish-kryeministrit  Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici, është bërë viral në Itali.

Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian, një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë Giovanni Floris në DiMartedì, në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici, tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues. Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.


Shtuar 26.03.2025 15:43