Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
I riu, sipas burimeve, nuk iu është bindur urdhrit për të ndaluar dhe blutë kanë qëlluar në drejtim të mjetit të tij.
Ai është neutralizuar nga blutë dhe është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.