Nuk “i gjunjëzohet” bombave, njihuni me ukrainasin nga Irpini që shpëton deri në 30 mace në ditë (FOTO LAJM)

Që kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë, ne kemi qenë dëshmitarë të skenave të ndryshme çdo ditë, dhe disa prej tyre përfshijnë kafshë të braktisura që disa njerëz ose organizata kanë vendosur t’i ndihmojnë.

Njëri prej tyre është një ukrainas nga Irpin që shpëton jo pak, por deri në 30 mace në ditë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Суровцев Алексей (@surovtsev.alexei)

Alexei Surovtsev, një yll televiziv ukrainas, u bë shpëtimtari i maceve të braktisura në Irpin, vendlindja e të cilit u shkatërrua nga pushtimi rus.

Alexei, i njohur për pjesëmarrjen e tij në versionin ukrainas të “Dancing ëith the Stars” që nga fillimi i luftës, i dha vetes detyrën për të ndihmuar kafshët e pafuqishme që u gjendën në mes të një konflikti të tmerrshëm.

Disa nga ‘misionet’ e tij vendosi t’i ndajë edhe në rrjetet sociale, ku shihet duke mbajtur në krahë kafshë shtëpiake të shpëtuara.

Për të shpëtuar kafshët e pafuqishme, Alexei është futur në ndërtesat e prekura nga zjarri apo dhe në ato të rrënuara.

Ai ka shpëtuar deri në tridhjetë mace në ditë dhe është çdo ditë në terren duke u përpjekur të ndihmojë sa më shumë kafshë.

“As që mund ta imagjinoja se do të kishte një numër kaq të madh macesh të braktisura, të frikësuara, të uritura, të vetmuara…Më pyesin, pse jo njerëz? Fillimisht evakuova njerëzit, por më pas kuptova se janë me mijëra ata që ndihmojnë. Kurse, kafshët nuk mund ta ndihmojnë veten në këtë situatë. Ata nuk kanë mësuar se si të marrin pak ushqim apo dhe të hapin dyert e mbyllura,” tha ai.

Guximi i Alexeit u vlerësua nga miliona njerëz anë e mbanë botës, dhe ai u quajt një hero i vërtetë dhe shpëtimtar i kafshëve fatkeqe.

Nën postet e tij, shumë e shfrytëzuan rastin për ta falënderuar për përpjekjet e tij të palodhura dhe vetëmohuese.