Nuk është më kryeministër i Britanisë, por Boris Johnson po fiton miliona me fjalime dhe libra

Boris Johnson ka fituar gati 1 milion paund në një muaj,duke i çuar të ardhurat e tij në 2.3 milion £.

Përditësimi i tij i fundit në regjistrin e interesave të deputetëve tregoi se ish-kryeministri mori 510,000 £ si paradhënie për librin e tij të ardhshëm.

Johnson gjithashtu fitoi 200,892.86 £ për një fjalim në Aditya Birla Management, një konglomerat indian, dhe 246,406,57 £ nga Bloomberg Singapore për një fjalim që mbajti në qytet.

Ai u pagua 3000 £ për një artikull që shkroi për revistën The Spectator, për të cilin ai tha se iu desh një orë për ta shkruar.

Shtesat i çuan të ardhurat e tij totale nga 14 dhjetori deri më 13 janar në 960,298 £. /albeu.com


Shtuar 27.01.2023 19:25