“Nuk është i korruptuar”, Ngjela komenton dekretimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm

Ditën e djeshme, presidenti Bajram Begaj dekretoi Taulant Ballën si ministër të Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar dekretimin e Ballës, duke thënë se ky i fundit nuk është I korruptuar dhe më tej tha se SPAK tashmë do kalojë nga e djathta, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.

“Balla ishte në karrierë prej kohësh, që të ishte ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije. Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër. Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA. Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta. Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”, ka thënë Ngjela./albeu.com


Shtuar 11.07.2023 09:18