Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku një 7-vjeçare humbi jetën pas përplasjes nga skafi në Himarë, që drejtohej nga shefi i policisë Arjan Tase, ka reaguar shoqëria civile.
Shoqëria civile ka paralajmëruar protesta ditën e enjte në orën 19:00 përballë Ministrisë së Brendshme, ku kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi, ministres Kumbaro dhe atë të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
Kujtojmë se kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, për më tepër kur ajo merret nga një efektiv policie, i cili paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur, e jo për të na vrarë./albeu.com/