“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”/ 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut: Një vit pasi më kërkoi dorën, e mora vesh

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka patur asnjë konflikt dhe pistë tjetër që mund të çojë në vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të tij për të qenë me vajzën e të dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të këtij të fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar dhe dëshminë e vajzës e cila u shpreh se nuk kishte asnjë kontakt me të riun.

Madje, sipas saj, shumë vonë e ka marrë vesh arsyen përse ai kishte mbërritur herën e parë në banesën e tij.

Kjo vetëm pasi babai i saj e kishte pyetur nëse kishte kontakt me Pavlin Prekën.

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka.

Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më parë ai ka ardhur bashkë me xhaxhain e tij në banesën tonë ku është pritur nga babai im. Unë në atë kohë nuk kisha dijeni për arsyen e kësaj vizite. Motivin e mësova një vit më vonë, kur babai më pyeti nëse ky person më kishte dalë ndonjëherë përpara, gjë që unë e mohova. Unë me këtë shtetas nuk kam komunikuar kurrë as në rrjetet sociale. Lidhur mbi vrasjen e tij unë kam parë një postim në ‘Instagram; nga një prej djemve të dajës që shkruante: U ndave nga jeta kusho’. Por unë nuk kam dijeni për ndonjë konflikt të babait tim apo të kushërinjve të mi, me të ndjerin.

Dhe as në familje nuk është diskutuar kjo ngjarje. Në lidhje me Klaudio Lisaj njihemi pasi ai është kushëriri dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, por nuk di të them për njohjen e tij shoqërore me viktimën. Përsa i përket babait tim, në shumicën e kohës ai rri në shtëpi, por për shkak të profesionit si shofer ambulance i urgjencës, ai largohet vetëm kur ka thirrje urgjente për të ndihmuar persona të sëmu

Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj”, thuhet në dëshminë e saj.

Por ndërsa dha këtë dëshmi, përgjimet ambientale sidomos midis të bijës dhe nënës së saj, dhanë një tjetër panoramë të ngjarjes. Ndërsa sipas grupit hetues Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk patën asnjë komunikim në vazhdim midis tyre.

Gjatë përgjimit ambiental të shtetasve Vasel Koçeku, Age Koçeku, dhe vajzës së tyre Arsina Koçeku si dhe Klaudio Lisaj, janë përftuar biseda me interes midis shtetaseve Age Koçeku dhe A. Koçeku për autorët e dyshuar, si dhe për rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërsa, midis të dyshuarëve Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk ka pasur asnjë komunikim.

Do të ishin këto fakte dhe dyshime të arsyeshme që 10 muaj pas ndodhjes së krimit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni Shkodër, të nxirrte një urdhër ndalimi për shtetasin Vasel Koçeku, babain e vajzës që pretendonte viktima Pavlin Preka.

Si edhe për shokun e tij të ngushtë dhe njëkohësisht kushërirën e vajzës, Klaudio Lisaj.

Të cilët akuzohen për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’, e kryer në bashkëpunim.

Shtetas të cilët gjatë ndalimit të tyre refuzuan të jepnin sqarime mbi akuzën që iu atribuohet.

Nga hetimi i deritanishëm, nuk rezulton asnjë konflikt dhe pistë tjetër që mund të çojë në vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të tij për të qenë me vajzën e të dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të këtij të fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.

Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj.

Komunikim që ky i fundit nuk e ka deklaruar duke u shprehur se kishte folur me viktimën katër ditë para ngjarjes.

Po kështu Klaudio Lisaj ka shmangur deklarimin mbi raportin që viktima kërkonte të krijonte me vajzën e Vasel Koçekut.

Pavarësisht se ekziston lidhje gjinore e drejtpërdrejtë e tij me familjen Koçeku si dhe marrëdhënia shumë e ngushtë shoqërore me viktimën, i cili emrin e vajzës e kishte të tatuazhuar në qafë, fakt i njohur ky në rrethin shoqëror.

Në këto kushte, Gjykata çmon se është objektivisht e pamundur që Klaudio LISAJ të mos kishte dijeni për këtë raport të tentuar dhe për refuzimin e familjes së vajzës.

Por po kështu Gjykata çmoi në masën e ndalimit edhe provat që implikojnë babain e vajzës.

Si edhe kundërthëniet e tyre.

Të cilat kanë çuar Prokurorinë në dyshimin e arsyeshëm se Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vrasjen e 19 vjeçarit, Pavlin Preka, mbrëmjen e datës 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër në oborrin e banesës së tij.

Nga tabulatet telefonike rezulton se ditën e ngjarjes, datë 26 Shkurt 2025, i dyshuari Vasel Koçeku ka qenë i loguar në zonën e Dukagjinit, Njësia Administrative Pult dhe më pas është kthyer pasditen e të njëjtës ditë në Shkodër.

Gjë për të cilën as ai, as familjarët e tij nuk japin të dhëna të sakta dhe të verifikueshme.

Po kështu nga përgjimi ambiental pranë IEVP Kukës, ku ndodhet vëllai i të dyshuarit Klaudio Lisaj, janë përftuar biseda me interes hetimor, të cilat nga përmbajtja dhe konteksti, dyshohet se i referohen drejtpërdrejt vrasjes së viktimës Pavlin Preka.

Ku krijohet dyshimi i arsyeshëm se: ‘Shtetasi Vasel Koçeku ka luajtur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të viktimës Pavlin Preka për shkak të informacioneve që kishte se viktima donte ti ‘rrëmbete’ vajzën e tij, duke qenë se ata e kishin refuzuar për fejesë.

Dhe me ndihmën e Klaudio Lisaj dhe lidhjes së ngushtë që ai kishte me viktimën, i cili e ka thirur me telefon në momentin para ngjarjes, gjatë kësaj kohe ekzekutori ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur viktimën në oborr ku e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar, duke fshehur edhe provat e ngjarjes.’/BalkanWeb


Shtuar 13.01.2026 23:16