Sot, rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi Festim Hoxha, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin Spiro Tolin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej.
“Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të tërbohej dhe sot të qëllonte me thikë kunatin e tij.
Vijon puna për kapjen e Hoxhës, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com