Nuk e bindi asnjë nga kandidatët në Tiranë, qytetari shton një tjetër sfidant përbri Veliajt dhe Këlliçit

Nuk e bindi asnjë nga kandidatët në Tiranë, qytetari shton një tjetër sfidant përbri Veliajt dhe Këlliçit

Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, iu drejtuan ditën e djeshme prej orës 07:00 ë mëngjesit dhe deri në orën 19:00 të mbrëmjes, kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendorë për katër vitet e ardhshme.

Në Tiranë qytetarët patën më shumë alternativa zgjedhjeje se në çdo qytet tjetër, pasi numri i kandidatëve ishte 6, duke nisur nga kandidati i PS, Erjon Veliaj, ai i BF, Belind Këlliçi, Roland Bejko i PD, Lajla Përnaska e PDIU, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë dhe Marko Dajti i Frontit të Majtë.

Por mesa duket ka patur edhe qytetarë që si ka bindur asnjë nga këta alternativa, duke shtuar në fletën e votimit të preferuarin e tyre.

Dikush ka shtuar një tjetër kandiat në fletë e duke shkruar “Mami im”, si dhe duke vendosur shenjën e kryqit përkrah.

Kjo fletë votimi ka shkaktuar të qeshura dhe humor brenda ambienteve të numërimit të votave.

 


Shtuar 15.05.2023 17:15