“Nuk duhet bërë shaka me shpenzimet”, Horoskopi i ditës së enjte, 5 Tetor 2023

Dashi

Do merrni bekimin e yjeve gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin/en do jetë e shkëlqyer. Emocionet që do përjetoni do jenë të papërshkrueshme. Për beqarët do jetë ditë e animuar dhe e këndshme. Shfrytëzojeni edhe pse jo të gjithë do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar duhet të veproni me shumë kujdes.

Demi

Asgjë e veçantë nuk pritet të ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që ndjeni për momentin. Beqarët do kenë takime pa fund, por prej tyre mund të lindin vetëm histori dashurie pa të ardhme. Plutoni do ju bëjë më të kthjellët në planin financiar dhe do dini mirë sa të shpenzoni.

Binjakët

Klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet sot. Do i kërkoni falje partnerit/es për gabimet që keni bërë dhe ai do iu kuptojë. Venusi do i nxitë beqarët të kërkojnë vetëm aventura kalimtare. Mundësitë do jenë të shumta në fakt, por edhe mund të lëndoheni. Financat do jenë në gjendje shumë të mirë.

Gaforrja

Do bëni mirë të mos ëndërroni më shumë sesa duhet sot në planin sentimental sepse realiteti do iu zhgënjejë pa masë. Beqarët do jenë sharmantë dhe do kenë më shumë mundësi për ta gjetur personin e duhur. Sektori i financave do jetë goxha i stabilizuar.

Luani

Mjedisi yjor do ju ndihmojë ta përmirësoni shpejt jetën tuaj në çift sot. Në mbrëmje do kaloni momente të paharruara të cilat i keni parë vetëm nëpër filma. Beqarët do takohen me miq të vjetër në këtë periudhe dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri/e. Në planin financiar gjërat do vijnë duke u përmirësuar.

Virgjëresha

Do jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin/en tuaj sot dhe do flisni me të për gjithçka që ju shqetëson. Edhe po e ngritët paksa zërin në ndonjë moment ai do iu kuptojë. Beqarët do bëjnë mirë të mos iu besojnë të gjithë personave që do i joshin sepse do lëndohen. Në planin financiar qëndroni gjithë kohës vigjilentë.

Peshorja

Çiftet ka rrezik të kalojnë një krizë të vështirë sot. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin/en dhe situata mund t’iu dalë shpesh jashtë kontrollit. Kujdes! Beqarët do afrohen shumë me personin që pëlqejnë dhe mund të nisin një lidhje. Financat do jenë delikate.

Akrepi

Do pajtoheni me partnerin/en tuaj sot dhe një tjetër etapë do fillojë për jetën tuaj. Nuk do i mbani më të fshehta, por për gjithçka do flisni hapur. Beqarët nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim impresionues do i bëjë të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do vazhdojnë të jenë të ekuilibruara.

Shigjetari

Falë ndikimit pozitiv të Diellit do filloni të tregoheni më të hapur me partnerin/en tuaj dhe do ja shprehni atij gjithçka që do ndjeni. Edhe ai nga ana tjetër do ju kushtojë më tepër kohë dhe vëmendje. Beqarët nuk do kenë takimet që kanë pritur kështu që do qëndrojnë vetëm. Në planin financiar nuk duhet bërë shaka me shpenzimet.

Bricjapi

Sot jeta juaj në çift do filloje pak nga pak te stabilizohet. Do jeni me te përgjegjshëm për ato qe do thoni dhe nuk do nxitoheni te merrni vendime. Për beqarët priten takime intereresante. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por jo dhe shumë të këqija. Shpenzoni me maturi.

Ujori

Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift, madje atmosfera do mbetet gjithmonë harmonike. Do e kuptoni njëherë e përgjithmonë se partneri/ja i tanishëm është ideali për të kaluar gjithë jetën. Beqarët duhet të shmangnin personat e shenjës së Akrepit dhe Bricjapit. Në planin financiar situata mund të përkeqësohet për shkak të lojërave të fatit.

Peshqit

Do e shijoni në maksimum sot kohën që do kaloni me partnerin/en tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Nuk do keni me çfarë të kërkoni më tepër. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe sërish do ngelen vetëm. Në planin financiar priten përmirësime të vogla të situatës./albeu.com


Shtuar 4.10.2023 23:43