Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për kryetar bashkie për Tiranën, non grata ndaj kreut të PD-së hiqet për 33 ditë. Gjuzi u shpreh se asnjë nga deputetët e opozitës nuk pranon të kandidojë për të lënë favoret e mandatit, por ai do të pranonte nëse Berisha do ta thoshte emrin e tij në konferencë shtypi dhe se projekti është gati pasi, sipas tij, është bërë në zyrën e Flamur Nokës.
Pjesë nga biseda
Gjuzi: Unë nuk jam më i fortë se Ilir Meta për të marrë bashkinë e Tiranës se ai ka qenë president, kryetar kuvendi etj. Ka një pengesë. E kemi brë një herë provë me një njeri në pesion, Halim Kosovën. E bëjmë provë nëse Sali berisha thotë, pasi shumica nuk do të pranojnë, se nuk do të lënë mandatin ata se janë 5 milionë lekë të vjetra, se s;ka luajtur mendsh mileta, sidomos tiransit që e bëjnë llogarinë me tjegulla, atëherë, nëse nuk ka një kandidat, ne e kemi marrë bashkinë. Pse? Trami elektrik bën 6.7 miliardë dollarë, që do të thotë se nuk nevojë as të blesh vajzën presidentit Trump, se mbretin e Anglisë nuk e blen dot dhe Erion Veliaj është në burg se nuk ka realizuar tramin. Lulzim basha është jashtë politik se për 4 vite tha se do të bënte tramin me Sali Berishën dhe nuk e bëri dhe është jashtë politikës.
Se thonë se ju shkuat kot në parlament. Ne mbajtëm instucionet, ndërsa Bashës i thanë që po s;dole nga parlamenti afera 200 milionë euro shkon në SPAK.
Rakipi: Ja Sali Berisha pranoi.
Gjuzi: Ta nxjerrë Berisha nesër emrin tim në konferencë shtypi? Nuk duhen as 33 ditë që të zgjidhet puna e non gratës. Non grata ka qenë për t’u hequr. Tani ata thonë në telefon.
Rakipi: Po atëherë ai paska rrjedhur që të mos e heqë.
Gjuzi: Nuk e dimë atë punë ne. Ylli Rakipi, e di Sali Berisha se ku fle lepuri. Lepuri nuk jam unë. Ariu është Doktori. Po doli nga guva, i kam thënë unë ambasadores amerikane; mos e nxirr ariun nga guva. Po e nxorre vjen aty. Kanë qeshur me mua aty te hotel Tirana ku kam takuar Gramoz Ruçin, se e kam patur kryetar parlamenti.
Rakipi: Berisha thua ti i ikën non grata për 33 ditë. Ka rrjedhur atëherë po të mos e bëjë.
Gjuzi: Ka qenë në zyrën e Flamur Nokës dhe u bë projekti. Unë nuk e di po Flamur Noka ia ka çuar Berishës, po unë luaj me lojtarë rezervë. Unë kam mesazhin këtu që është super por që nuk e nxjerr këtu, por do ta tregoj poshtë, që thotë ai që është kandidat për të ardhur këtu ambasador. Unë e pyes ku jemi me ambasadorin amerikan në Shqipërim, ai thotë akoma. Ama titullin e ka marrë, se ka qenë te ajo festa e madhe e ambasadorëve.