“Nuk do të lejoj mbajtjen e referendumit serb në Kosovë” Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Do ta adresoj te ndërkombëtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar gjatë ditës së sotme se nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Kjo ka bërë që të reagojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se “këtë çështje do ta adresojë te komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë BE-së dhe SHBA-ve, dhe të gjithë atyre që mbështesin pak a shumë pavarësinë e Kosovës, lidhur me refuzimin e Prishtinës për të lejuar serbët nga Kosova të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm për ndryshime kushtetuese”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret ndonjë konstruktivitet nga Kurti, i cili ndonëse gjithnjë e më shumë mori mesazhe nga ndërkombëtarët se dialogu është zgjidhja e vetme, tha se Serbia duhet të ndryshojë më shumë dhe kjo nga kush varet, BE-ja apo dikush tjetër, kujtoi se kjo nuk varet prej Kurtit dhe se këtë deklaratë nuk dëshiron ta komentojë, raporton b92.

Vuçiç tha se do të pyeste bashkësinë ndërkombëtare, BE-në, SHBA-në dhe të gjithë ata që pak a shumë e mbështesin pavarësinë e Kosovës, nëse do të reagonin në të njëjtën mënyrë nëse serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e tyre apo nuk do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës.

“Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë tanket në qendrat e votimit, apo meqë nuk i kanë, me mjete të blinduara, nuk e kuptoj se çfarë duan të shkaktojnë tensione. Puna jonë është të jemi me popullin tonë, ruajmë paqen dhe respektojmë Kushtetutën tonë”, tha Vuçiç.

“Për mua është shkatërruese që nuk e lejojnë Veljko Odaloviqin, Petra Petkoviqin të hyjnë në Kosovë sepse po sillen sikur dikush që dëshirojë të shkaktojë incident. Ata thanë se nuk do të lejojnë të mbahet referendum në komunitetet serbe në Kosovë”, ka shpjeguar ai.

Kujtojmë se, Serbia do të mbajë referendumin për ndryshime kushtetuese më 16 janar të vitit 2022.

Shtuar 30.12.2021 07:58