Pas një offensive disajavore, talebanët duket se po marrin kontrollin e plotë të territorit mbi Afganistan.
Një ushtri që u investuan miliarda dollar armatime dhe trajnime nga amerikanët, u shemb brenda një kohe të shkurtër.
Zëdhënësi i afganëve ditën e sotmë ka hyrë në Kabul, për një seri bisedimesh me udhëheqësit atje.
Ai deklaroi për BBC se ka siguruar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj popullit afgan.
“Ne i sigurojmë njerëzit në Afganistan, veçanërisht në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre, jeta e tyre është e sigurt – nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Ne jemi shërbëtorë të njerëzve dhe të këtij vendi. të gjithë afganët do të kishin pjesëmarrje në qeverinë islamike”- tha Hakim.
Tashmë talebanët kanë hyrë në Kabul teksa kanë bërë thirrje që gjithë qytetarë që duan të largohen nga kryeqyteti mund të ikin paqësisht./albeu.com