Deputeti Enkelejd Alibeaj, foli për gazetarët para nisjes së seancës plenare. Ai komentoi edhe mosarritjen e marrjes së një mandati në zgjedhje, ku tha se ikën me kokën lart.
Alibeaj: Unë dal me kokën lart, këta që ngelen këtu janë pazarxhinjtë, fitoi Rama dhe Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia. Unë asnjëherë nuk ia lë në dorë fatit, kam shumë mundësi të tjera, politikës aktive jo, asaj publike nëse ju më pranoni pse jo.