Boshllëku që u krijua nga dëmtimi i Manuel Neuer në pistën e skive, pas përfundimit të Botërorit të Katarit, ende nuk është mbushur te Bayern, me “bavarezët” që prej 1 muaji e gjysmë janë në kërkim të një gardiani të portës gjermane.
Objektivi kryesorë i Bayern ishte rikthimi nga huazimi i portierit Alexander Nubel, me 26-vjeçarin, i cili është në huazim te Monaco, nga “bavarezët”. Mirëpo tratativat me Nubel kanë dështuar me portieri, që ka refuzuar për herë të dytë rikthimin në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, pas këtij “dështimi”, Bayern e kanë kthyer tërësisht vëmendjen e tyre te veterani i portës së Borussia Monchengladbach dhe Zvicrës, Yann Sommer, me 34-vjeçarin, i cili do t’i kushtojë “të kuqve” plot 5 milionë euro. /albeu.com