Norvegjia i dorëzon Ukrainës sistemet raketore “Mistral”

Qeveria norvegjeze ka vendosur t’i dorëzojë Ukrainës sistemet raketore anti-ajrore “Mistral”.

Lajmin e ka bërë të ditur “Aftenposten”, duke cituar deklaratën e ministrit norvegjez të Mbrojtjes Bjorn Aril Gram.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore Mistral është një armë efektive e përdorur në marinë dhe do të jetë shumë e dobishme për Ukrainën”, shtoi ministri. Zyrtari norvegjez sqaroi se arma tashmë është dërguar.

Pothuajse i gjithë stoku i “Mistral-ëve” Norvegjez po i dorëzohet Ukrainës – rreth njëqind raketa.

Ata planifikonin t’i zëvendësonin me armë të tjera, kështu që kjo nuk do të ketë asnjë pasojë për aftësitë e forcave të armatosura, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

“Këto raketa po largohen gradualisht nga Forcat e Armatosura Norvegjeze, por ato janë ende armë moderne dhe efektive… Vende të tjera kanë ofruar gjithashtu sisteme të ngjashme”, theksoi Gram.

Mistralet përdoren në një numër vendesh dhe janë të disponueshëm si si armë portative.

Gama e objektivave të goditjes – deri në 6 kilometra.

Arma është menduar për përdorim kundër avionëve dhe helikopterëve që lëvizin në lartësi të ulëta.

Më herët, Norvegjia i dorëzoi Ukrainës 4 mijë raketa antitank, pajisje mbrojtëse etj.

Me sigurimin e municioneve, Norvegjia është larguar nga parimi i saj i vitit 1959 për të mos furnizuar me armë vendet ndërluftuese./albeu.com