Norvegjia: Do të mbrojmë Suedinë dhe Finlandën me të gjithë mjetet

Reagime të shumta po vijnë pasi Suedia konfirmoi se do të ndiqte hapat e Finlandës dhe do të aplikonte për anëtarësim në NATO.

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda lëshuan një zotim të përbashkët për “fqinjët e tyre nordikë”, duke u ofruar atyre mbështetje nëse sulmohen përpara se të shqyrtohen aplikimet e tyre përkatëse.

Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë, tha në një deklaratë: “Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO.”/albeu.com