Normat e interesit vijuan të rriten prej bankave deri në fund të vitit 2023. Pavarësisht kësaj raportohet dhe një numër i shtuar i kontratave të firmosura për huamarrje ku blerja e apartamenteve dhe investimet e bizneseve të mëdha morën pjesën më të madhe të buxhetit
Ne tremujorin e fundit të vitit të shkuar normat e interesit shënuan sërish rritje, edhe pse sipas bankës së Shqipërisë në një nivel jo shqetësues. Sipas të dhënave të fundit për blerjen e apartamentit huaja u rrit me 0.3 për qind duke shkuar në 4.4.
Shtrenjtimi nuk ka sjellë ulje të kërkesës. Përkundrazi në dokumenti thuhet se kërkesa dhe miratimi I tyre vazhdon të jetë me ritme të larta, duke treguar një situatë optimiste. Ndryshe nga më parë një tren rënës ka treguar huadhënia në euro, duke rënë me po me 0.3 për qind.
Edhe bizneset kanë vazhduar të kërkojnë financime për investime apo për blerje të reja. Banka e Shqipërisë thotë se në këtë rast norma e interesit është rritur për shumat e mëdha nga mbi 35 milionë lekë.
Por bankat nuk kanë ndryshuar politikat sa i përket huave të kërkuara nga bizneset e vogla dhe të mesme.
Në këtë rast stimulimi i ekonomisë sipas bankës së Shqipërisë vazhdon të jetë në rritje duke ndikuar edhe në ekonominë shqiptare. Përballë kësaj situate Banka shton se ka vendosur te mbaje te pandryshuar edhe kriteret e kreditimit.