“Non stop”/ Rama publikon pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“Non Stop”, shkruan Rama në Facebook.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po zhvillohet në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama ka theksuar se “Rilindja Urbane 2.0” nuk do të tolerojë asnjë individ apo subjekt që cenon cilësinë e jetës së qytetarëve, ndërsa është kujdesur të theksojë se ky nuk është thjesht një aksion, por një program 4-vjeçar.

Kreu i qeverisë ka nënvizuar gjithashtu se ky transformim synon qytete më funksionale ndaj komunitetit, më të pastra dhe më të gjelbra.


Shtuar 19.10.2025 17:02