Noka për protestën e së shtunës: Keni dy zgjedhje, ose të ankoheni kafeve për qeverinë ose të dilni në shesh për ta rrëzuar

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur të buxheti 2023 dhe miratimi me procedurë të përshpejtuar i projekt për Portin e Durrësit. Për këtë të fundit, Noka tha se u fut dje në rend dite për të eklipsuar buxhetin.

“Ka një gjë që i dogji më shumë shqiptarëve. Urgjenca me të cilën sulltani i Surrelit i imponoi futjen e projektit të Portit të Durrësit Kuvendit. Çfarë urgjencë kishte ky projekt që të futej ditën e buxhetit? Sepse vëmendja do fokusohej te buxheti. Pas kësaj afere fshihet kryeministri dhe banda e tij se nuk shpjegohet ndryshe. Pse duhet të ketë përjashtim nga taksat? Askush nuk tha asnjë fjalë. pse nuk u bë me garë të hapur? Do t’i ngelet turp dhe njollë në histori këtij Kuvendi  që e fut dhe e voton vjedhjen e një prej pronave më të mira të këtij vendi.

Të lidhura

None found

Duke u ndalur të buxheti, Noka tha se pas termit dyfishim buxheti duhet të vijë termi tjetër; dyfishim rrogash, pensionesh dhe shërbimesh për të përmirësuar cilësinë e jetës së shqiptarëve.

Më tej ai tha se shqiptarët kanë dy zgjedhje, ose të ankohen nëpër kafen për qeverinë, ose të vijnë në shesh për ta rrëzuar.


Shtuar më 10.11.2022 10:36