Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka shpërthyer me akuza ndaj mazhorancës, e cila me urdhër nga Edi Rama dënoi politikisht opozitën, duke mos e lejuar që të futet në Kuvend, vendim i cili u rrëzua nga Gjykata Administrative.
Noka i tha Spiropalit se i duket si “Nafija” tek filmi i njohur komedian “Gjuetia e fundit”, që zbaton urdhrat e “Sillos” njësoj si në kohën e komunizmit.
Noka tha se ‘mosbindja civile’ do të vazhdojë dhe se maxhoranca do të ikë. Sipas Nokës, maxhoranca do një parlament monist dhe se deputetët e PS zbatojnë thjesht urdhrat e Sulltanit.
“Vetëm mosbindja civile është rruga për t’u marrë vesh me ju. Flisni me gjuhë bolshevike. Ajo zonja atje ka marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit. Sillo vendoste dhe Nafia zbatonte urdhrat. Vetëm e keni vjedhur këtë vend, ne kemi ardhur sot t’ju çjerrim maskën. E keni trajtuar opozitën si armike. Nafija i shpalli menjëherë luftë opozitës, sepse kështu është urdhri. Ju doni monizëm, sepse Sulltani do skllevër.
Sulltani do një tufë me pengje, që të vjedhë pasuritë publike dhe pastaj thotë kanë ngrëne kumbulla pas shpine. Jemi këtu për betejë. Mosbindja civile do vazhdojë derisa t’ju krrejë. Ministri i Brendshëm duhet të japë përpegjësi para ligjit, zonja Nafija duhet të japë dorëheqje, se kanë futur policinë në parlament. Na dukeni si miza, asnjëri prej jush nuk na hyn në sy”, tha Flamur Noka.