Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur sot me nota ironie lidhur me situatën e Ervin Salianjit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka thotë se Salianji e nisi me bujë si ‘shpëtimtar’ i demokratëve, por me veprimet e kohëve të fundit, si takimet e veçuara dhe ‘aleanca’ me socialistët, po tregon se ka arritur në këtë gjendje vetëm për interesin e tij.
“E nisi me bujë si “shpëtimtar“ i PD-së, por pa u bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige”,-shkruan Noka.

