Pavarësisht situatës kaotike të krijuar dje në Parlament, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka shprehet i bindur se aksioni do vijojë. Përmes një interviste për Klan News, ai tha se opozita do qëndrojë përballë “narkoregjimit” deri në ditën që do krijohet qeveria teknike.
“Ne kemi vendosur të mos i bindemi narko-regjimit! Kjo është e vetmja vepër penale që kemi kryer. Kur ke përballë një regjim dhe aq më tepër si ky i sotmi, një narkoregjim që bazohet në drogë, korrupsion e krim të organizuar gjithçka mund të ndodhë. Shqipëria është duke u rrokullisur! As s’ma ndjen çfarë po harton në strofkullën e tij Edi Rama. Ai parlament është kthyer në një vend që noterizon çetën e hajdutëve. Kjo qeveri nuk përfaqëson shqiptarët, por bandat dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Opozita është e vendosur. Nuk fshi këpucët me akuzat që bën Edi Rama me të tijët. Unë kam një mision, t’u prijmë qytetarëve për të çliruar Shqipërinë nga hajdutët dhe krimi i organizuar. Shqipëria po shkon drejt asgjëkundit. Prej 3 vjetësh ndodhemi nën agresion. Nuk ia doli të shkrijë PD-në dhe ta fusë në xhep dhe tani është vërsulur për të burgosur lidershipin e saj. Mban Mediun dhe Metën nën presion, kjo është strategjia e tij.”
Sipas Nokës, protesta e ditës së Hënë do jetë madhështore dhe do shënojë hapin e parë të mosbindjes civile.
“Ditën e Hënë nuk do fillojmë një protestë të thjeshtë, do nisë mosbindja civile ndaj regjimit që do ndalojë në ditën që do krijohet qeveria teknike. Ne nuk jemi rrogtarë, jemi misionarë!”, përfundoi ai.