Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce u pasua nga një sërë reagimesh, dhe postimi që çifti ndau arriti një numër të madh pëlqimesh dhe shpërndarjesh.
Konkretisht, postimi ka mbi 27 milionë pëlqime dhe 1.9 ripostime si dhe 9.4 milionë shpërndarje.
Postimi i tyre është gjithashtu një nga rekordet për numrin e pëlqimeve në vetëm 14 orë.
Gjithashtu, pas njoftimit të fejesës pati reagime të shumta në rrjetin social, X.
“Shpresoj që fansat e Taylor Swift dhe Travis Kelce të jenë duke kaluar një ditë të mbarë”, “Zgjohuni të gjithë, Taylor Swift dhe Travis Kelce po martohen”, “Është një histori e vërtetë dashurie dhe ajo tha ‘po’”, ishin vetëm disa nga komentet.
Përveç këtyre reagimeve, pati edhe një të tillë nga Donald Trump, i cili tha se i uroi çiftit lumturi.
“U uroj atyre fat të mbarë. Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, një djalë i shkëlqyer dhe mendoj se ajo është një person i shkëlqyer”, theksoi Trump.
Megjithatë, ajo që është e paqartë për shumë njerëz rreth X është reagimi i pazakontë i Trump, pasi ai më parë ka bërë një sërë kritikash ndaj Taylor Swift.
Keqtrajtimi i Swift nga Trump filloi në vitin 2018 kur ajo mbështeti kandidatin demokrat për Senat, Phil Bredesen, mbi Marsha Blackburn në Tennessee.