Europa mbetet nën kushte të paqëndrueshme, konkretisht vendet nordike, Europa Lindore dhe Ballkani priten me reshje të dendura dëbore.Ndersa, Ishujt Britanikë, Europa Qendrore, Egjeu dhe Deti i Zi priten me vranësira dhe rrebeshe shiu.
Sipas MeteoAlb, Kushtet atmosferike përmirësohen: Veriu dhe Qendra priten me kthjellime dhe vranësira, ndersa Jugu dhe Jugperëndimi paraqiten me shira. Temperaturat luhaten nga 1°C deri 16°C. Era fryn deri 45 km/h ne drejtimin Verior–Verilindor, dhe dallgëzimi arrin 3 ballë.
Europa Lindore do te perfshihet nga nje qender e fuqishme ciklonare qe sjell reshje dëbore dhe ngrica. Ndersa, pjesa tjetër e kontinentit pritet nën masa ajrore të qëndrueshme me kthjellime — përfshirë Ishujt Britanikë, Iberikun dhe Europën Jugore.
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar pritet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta; Jugu dhe qendra me reshje të izoluara shiu dhe ne Julindje te vendit me reshje debore. Pasditja vjen me mot kryesisht te kthjellët. Temperaturat luhaten nga 0°C deri 16°C. Era do te fry mbi 35 km/h me drejtim verilindor dhe dallgëzimi do te arrij 2 ballë.
