Përgjatë 24-orëshit territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë të ditës dominim të intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave. Pritet që kthjellimet më prezente të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira nëpër të gjithë zonën malore ku më të fokusuara do të jenë në lindje të Shqipërisë, por mundësia për shira është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi të vendit deri në 35°C pritet vlera maksimale në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës; me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Shkodër 18/30 Diell
Kukës 13/27 Diell
Lezhë 19/30 Diell
Dibër 13/27 Diell
Durrës 17/32 Diell
Tiranë 18/32 Diell
Elbasan 17/32 Diell
Berat 14/32 Diell
Vlorë 17/30 Diell
Korçë 13/26 Diell
Gjirokastër 12/31 Diell
Sarandë 17/29 Diell