Njihuni me parashikimin e motit, 18 Shkurt 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.

Ndërkohë, do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.


Shtuar 18.02.2026 07:38