Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.
Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin Shqiptar ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore dhe Juglindore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim të ulët.
Europa
Europa Lindore dhe Skandinavia do të PARAQITEN nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Gjithashtu Qendra e kontinentit Europian përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë shira, ku në zona të izoluara do të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere ndërsa në rajonin e Ballkanit do të përmirësohen ndjeshëm kushtet e motit duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta;
Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe gadishulli Peloponez do të dominohen nga intervale të gjata me diell dhe temperatura të larta ku vlera më të larta priten në brigjet greke.