Ditën e sotme 13 prill 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.
Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët, parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë.
